Albert Einstein (shqip: Albert Ajnshtajn, 14 mars 1879 – 18 prill 1955) ishte një fizikant i cili llogaritet si një nga shkencëtarët më të rëndësishëm të shekullit XX. Ai përcaktoi teorinë e relativitetit dhe dha shumë kontribute në fushat e mekanikës kuantike, mekanikës statistikore dhe kozmologjisë. Në vitin 1921 fitoi çmimin Nobel për fizikë për shpjegimin e efektit fotoelektrik dhe për shërbimin në fushën e "fizikës teorike". Ai cilësohet gjërësisht si një nga njerëzit më të mënçur në botë dhe gjeniu i shekullit XX, duke zbuluar formulën më të njohur në botë, atë që lidh energjinë me masën. Ai vdiq në Princeton, New Jersey, SHBA më 18 prill1955, në moshën 76 vjeç.