Academy Award | |
---|---|
![]() Statujë e çmimit Oscar | |
Përshkrimi | Përsosmëri në arritjet e kinematografisë |
Shteti | Shtetet e Bashkuara |
Prezantuar nga | Academy of Motion Picture Arts and Sciences |
Çmimi i parë | 16 maj 1929 |
Uebfaqja | Oscars.org |
Academy Award ose Oscar (origj. Academy Award of Merit) është një çmim nga organizata e filmografisë amerikane Academy of Motion Picture Arts and Sciences (AMPAS)[1] për përsosmërinë profesionale në industinë e filmit, duke përfshirë këtu regjisorët, aktorët dhe skenaristët. Ceremonia zyrtare në të cilën bëhet ndarja e çmimeve është një nga ceremonitë e ndarjes së çmimeve më të shquara në botë, dhe transmetohet drejtpërdrejt në televizion në më shumë se 200 vende çdo vit. Ajo është gjithashtu ceremonia më e vjetër e ndarjes së çmimeve në media, ekuivalentet e saj, Grammy Awards (për muzikë), Emmy Awards (për televizion), dhe Tony Awards (për teatër) janë modeluar pas Academy Award.
AMPAS fillimisht u konceptua nga studio Metro-Goldwyn-Mayer, me udhëheqës Louis B. Mayer, si një organizatë profesionale nderi për të ndihmuar në përmirësimin e imazhit në industrinë e filmit. Oscari u nis më vonë nga Akademia si një çmim i "meritës për arritje të veçantë" në industrinë e filmit.[2]
Ceremonia e parë e Academy Award u mbajt në 16 maj, 1929, në Hotel Roosevelt në Hollywood, për filmat e shfaqur gjatë viteve 1927/1928.