Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Adami dhe Eva ishin sipas Biblës në Librin e zanafillës, në kreun 2 deri 5 çifti i parë njerzor i krijuar nga Perëndia, dhe prindërit e mbarë njerzimit.
Ademi (nga hebr. אָדָם , Adam; = "tokë, dhé, ose "njeri") u krijua nga Perëndia prej dheut (argjilës), pastaj atij iu hukat fryma e jetës. Pasi Perëndia krijoi njeriun (krijesa e fundit në krijimin e botës), ai e vendosi atë në një kopësht të quajtur Eden (shiko Parajsa). Vetmia e mërziti Adamin, kështuqë Perëndia "mendoi" t´i krijonte atij një shoqe. Ai e vuri Adamin në gjumë , i hoqi një brinjë dhe krijoi prej saj bashkëshorten e tij. Adami ishte i kënaqur me të, dhe e quajti atë Hava (חַוָּה = E gjalla ose Jeta).