Aerodinamika është ajo degë e fizikës, dhe më në detaj e fluidodinamikës që studion lëvizjen e ajrit e të gazeve të tjerë, si edhe bashkëveprimet e tyre me trupa të ngurtë që lëvizin nëpër to. Duke pasur parasysh kompleksitetin e fenomeneve që studion, Aerodinamika përdor modele matematike për të përfaqësuar realitetin fizik. Kombinimi i këtyre modeleve jep më pas përafrime të mjaftueshme te realitetit për problemin e konsideruar.