Ahmedijati është një bashkësi fetare, të cilën e formoi Mirza Ghulam Ahmad në vitin 1889 në Indi dhe qe konsiderohet unanimisht nga te gjithë muslimanet si sekt i dale jashtë Islamit. Si lëvizje Islame me po të njëjtin emër zyrtarisht u regjistrua në vitin 1901 në Indi nën regjim Britanik të atëhershëm. Ahmedianët pohojnë se emrin e tyre e kanë jo nga themeluesi por nga profeti i shenjtë Muhamedi a.s. ku në Kur`an suren 61:6[1] ku Ahmadi përmendet nga Isai i biri i Mejremes si pasues i tijë, kështu që emrin e e vetë lëvizja në mënyrë të kjartë e lidhë me paralajmërimet e bëra në kohen e Profetit muhametit a.s.
Themeluesi i Ahmadiyyatit me qëndrimin e tij i jep karakter paqësor misionit të tij qëllimi i të cilit është rikthimi mësimit Islam sikurse gjatë kohës së shfaqjes së tijë (Islamit).[2] Në fillim përkrahësit e tijë ishin njerëz intelektual të cilët e kuptonin gjuhen e tijë komplekse. Mirëpo nga shumë besimtarë mysliman kjo lëvizje kundërshtohet dhe cilsohet si lëvizje jo Islame.
Në vitin 1880 Mirza Ghulam Ahmad boton dy pjesët e para të kryeveprës së tijë „Brahin-i Ahmadiyya“, e cila në botën islame njihet si vepër e plotëfuqishme dhe me plotë origjinalitet. Pas vdekjes së Mirza Ghulam Ahmad udhëheqjen e Ahmedianëve e merr Kalifati.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)