Akulli është një nga gjendjet e ujit - i ngrirë dhe në gjendje të ngurtë. Varësisht nga prezenca e pastërtisë si grimcat të baltës ose flluskat e ajrit, ai mund të paraqitet transparent ose pak a shumë me ngjyrë të errët kaltër në të bardhë.
Në Sistemin Diellor, akulli paraqitet në formë natyrale në vende që janë më afër Diellit si në Mërkur ashtu edhe në vendet që janë më larg si në retë Oort. Përtej Sistemit Diellor, ai paraqitet në formë ndëryjore. Ai është i bollshëm në sipërfaqen e Tokës – veçanërisht në regjionet polare dhe mbi vijat e borës – dhe, si formë e ngjashme e rreshjeve dhe depozitimit, luan një rol të rëndësishëm në qarkun ujor të Tokës dhe në klimën e saj. Ai bie si fjolla bore, breshëri ose mund të ndeshet si acar.
Molekulat e akullit shfaqen në gjendje të ndryshme agregate që varen nga temperatura dhe shtypja. Virtualisht gjithë akulli i sipërfaqes së Tokës dhe në atmosferë e saj është nga struktura heksagonale kristaline e përcaktuar si Akull Ih (lexo “akull një h”).
Akulli përdoret në mënyra të ndryshme, duke përfshirë ftohësit, sportet dimërore dhe skulpturat e akullit.