Albania është një toponim i huaj për Shqipërinë (shih: Albanët). Emërtimi, që sot nënkupton Shqipërinë, e ka prejardhjen nga një fis ilir, i cili sipas gjeografit aleksandrin Ptolemeu rreth shekullit të 2-të pas Krishtit jetonte midis Durrësit dhe Matit. Sipas studimeve albanologjike rezulton se prej emrit "arbën", i cili rrjedh nga fjala alban-oi, me anë të prapashtesës “-esh”, është krijuar etnonimi "arbënesh" ("toskërisht: arbëresh").[1]