Partia Aleanca Demokratike (shkurtesa partiake AD)është parti politike në Shqipëri e krijuar në vitin 1992, i përket spektrit politik të qendrës. Kryetar i saj është Neritan Ceka. Qendër e partisë është Tirana, dhe në struktura të saj ka të përfshira Forumin Rinorë dhe Forumin e Gruas.
Sipas statusit kjo parti ka paraparë klubin si njësi organizative e përbërë nga anëtarë të seksioneve deri të një zone elektorale për zgjedhjet e përgjithshme ose ato vendore. Po ashtu partia për raste të veçanta ka paraparë të ashtuquajturën Eklezia e Partisë - një mbledhje e të gjithë anëtarëve të AD. Kongresi i partisë është organi më i lartë vendim-marrës ndërsa Asambleja e Partisë është organi më i lartë i saj ndërmjet dy mbledhjeve të Kongresit. Vendimet e saj kanë karakter normativ. Për zgjedhjet e fundit, AD nuk ka prezantuar në internet ndonjë program të saj.