Aleksandri i Madh

Aleksandri i Madh
Mbreti i Maqedonisë, Hegjemon i Ligës Helene, Shah i Persisë, Faraon i Egjiptit.
Aleksandri i Madh duke u ndeshur me mbretin persian Darius i III. Nga Mozaiku i Aleksandrit, nga Pompei, në Napoli, Museo Archeologico Nazionale.
Mbretërimi 336 P.K.-323 P.K.
Lindur më 23 korrik 356 p.e.s.
Pella, Maqedonia e lashtë
Vdekur më 13 qershor 323 p.e.s.
Babiloni
Vendvarrimi Aleksandria (Egjipt)
Paraardhësi Filipi II
Bashkëshortja Roksana
Dinastia Argoide
I ati Filipi II
E ëma Olimpia e Epirit

Aleksandri i III i Maqedonisë, i njohur edhe si Aleksandri i Madh, ka qenë një mbret i Maqedonisë së lashtë greke. Ai ishte i biri dhe pasuesi i mbretit Filip II dhe i Olimpias, princeshës së Epirit. Aleksandri lindi në agim të datës 23 korrik 356 pr.e.s në Pella, kryeqytetin e Maqedonisë antike dhe vdiq më 13 qershor 323 pr.e.s në Babiloni. [1] Thuhet se kur lindi Aleksandri , Filipi po merrte pjesë në Lojërat Olimpike kur mori lajmin e gëzuar.

Aleksandri u bë mbret në moshën 20 vjeçare, pas vdekjes së të atit në 336 pr.e.s. Te shqiptarët ai njihet shkurtimisht edhe si Leka i Madh. Ai kaloi shumicën e viteve të sundimit të tij duke kryer një fushatë të gjatë ushtarake në të gjithë Azinë Perëndimore, Azinë Qendrore, pjesë të Azisë Jugore dhe Egjiptit. Në moshën 30-vjeçare, ai kishte krijuar një nga perandoritë më të mëdha në histori, që shtrihej nga Greqia deri në Indinë veriperëndimore. Ai ishte i pamposhtur në betejë dhe konsiderohet gjerësisht si një nga komandantët ushtarakë më të mëdhenj dhe më të suksesshëm të historisë.

Dinastia e Aleksandrit rrjedh nga Argosi i Peloponezit dhe si rrjedhojë ai e quante veten pasardhës të Heraklesit (Herkulit)[2]. Nga nëna ai e konsideronte veten pasardhës i Akilit, një hero grek me prejardhje nga Thesalia. Mollosët thuhet se vinin nga kjo racë.

  1. ^ Plutarku (2015). Life of Alexander the great (në anglisht). CreateSpace Independent Publishing Platform. ISBN 978-1519623157.
  2. ^ Herodoti. Historitë (në anglisht).

From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Nelliwinne