28°N 2°E / 28°N 2°E Stampa:KUTIAAlgjeria
Algjeria (Arabisht: الجزائر, al-Jazā'ir; Frënjisht: Algérie), zyrtarisht e njohur si Republika Popullore Demokratike e Algjerisë (الجمهورية الجزائرية الديمقراطية الشعبية, Al-Jumhūriyyah Al-Jazāʾiriyyah Ad-Dīmuqrāṭiyyah Ash-Shaʿbiyyah; Frëngjisht: République algérienne démocratique et populaire ;Tamazigt ; Tamurt Lezzayer), është një shtet në rajonin afrikan të Magrebit. Kryeqyteti (dhe qyteti më i populluar) i saj është Algjeri.
Algjeria kufizohet në verilindje me Tunizinë, në lindje me Libinë, në juglindje me Nigerin në jugperëndim me Malin, në perëndim me Mauritaninë, Saharën Perëndimore dhe Marokun dhe në veri laget nga Deti Mesdhe.
Territori i Algjerisë së sotme ka qënë vatër i një sërë kulturash antike, duke përfshirë kulturat Ateriane dhe Kapsiane. Territori i Algjerisë është sunduar nga një numër i madh perandorish dhe dinastish, duke përfshirë këtu antikët Numidë, Kartagjenas, Romakë, Vandalë, Bizantinë, Umayadë dhe Fatimidë arabë, Almohadë berberë dhe më vonë turqit otomanë.
Algjeria është një republikë gjysmë-presidenciale e përbërë nga 48 provinca dhe 1541 komuna. Me një popullsi prej më shumë se 37 milionësh, Algjeria është vendi i 34-t më i populluar në botë. Ekonomia algjeriane është e bazuar mbi naftën, por për momentin vuan nga një krizë ekonomike e njohur si sëmundja holandeze (Anglisht: Dutch disease). [13] Kompania më e madhe në Afrikë është Sonatrak, kompania kombëtare e naftës. Algjeria ka ushtrinë e dytë më të madhe në Afrikë, pas Egjiptit, dhe ka Rusinë dhe Kinën si aleatë strategjikë dhe furnizues armësh.
Me një sipërfaqe të përgjithshme prej 2,381,741 kilometrash katrorë (919,595 milje katrore), Algjeria është vendi i 10-të më i madh në botë dhe tashmë vendi më i madh në Afrikë, pas ndarjes së Sudanit Jugor nga Sudani, shteti i mëparshëm më i madh në Afrikë. Algjeria ndan kufi në verilindje me Tunizinë, në lindje me Libinë, në perëndim me Marokun, në jugperëndim me Saharanë Perëndimore, Mauritaninë dhe Malin, në juglindje me Nigerin dhe në veri laget nga Deti Mesdhe. Algjeria është anëtare e Bashkimit Afrikan, Ligës Afrikane, OPEK-ut dhe Kombeve të Bashkuara si dhe vend themelues i Bashkimit Afrikan të Magrebit.