Allah

Kaligrafi e fjalës allāh në Eski Cami (xhami), Edrene (Adrianopojë)

Allah (arabisht: الله, transliterimi: Allāh) është fjala arabe për Zotinfetë abrahamike dhe shënjon emrin. Në fenë islame fjala shënjon Zotin, i cili konceptohet si unik dhe absolut duke qenë kështu de facto një emër i përveçëm, megjithëse ka shumë mundësi që të jetë zhvilluar nga një emër i përgjithshëm si pasojë e elipsës (bashkimit) së rrokjeve të nyjes al (arabisht ال ) dhe ilāh (arabisht إله = Zot, Perëndi) duke i dhënë kësaj trajtën e shquar, pra „Zoti“.

Sidomos në vendet perëndimore, fjala Allah konceptohet pothuaj vetëm si emërtim për Zotin në botëkuptimin e fesë islame. Por kjo fjalë përdoret edhe nga çifutët dhe të krishterët arabë në fetë e tyre për të përcaktuar Zotin dhe përdoret edhe në Biblën në arabisht.


From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Nelliwinne