Anjeza Shahini | |
---|---|
![]() | |
Lindi | 4 maj 1987 (37 vjeçe) |
Kombësia | Shqiptare |
Profesioni | Këngëtare |
Anjeza Shahini (lindur më 4 maj 1987) është një këngëtare shqiptare. Ajo u paraqit në moshën 17-vjeçare si konkurrente e Festivalit të Këngës 42, të cilin e fitoi me këngën "Imazhi Yt". Shahini pastaj e përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2004, ku arriti pozicionimin më të lartë për shtetin e vet.
Në vitin 2005 ajo firmosi një kontratë me një menaxhues artistësh me bazë në Vjenë, duke shpresuar për një karrierë ndërkombëtare. Ajo ndërmori një pushim nga karriera muzikore për te vazhduar studimet e saj në Austri. Rikthimi i saj ishte i bujshëm, pas dy vitesh mungesë, në vitin 2007 ajo mori pjesë në dy projekte të mëdhaja, Këngët e Shekullit 2 në TV Klan dhe gjithashtu Kënga Magjike 2007 me këngën "Nxënesja më e mirë" e cila u klasifikua e katërta. Në vitin 2008 Anjeza hodhi në treg albumin e saj të parë, Erdhi Momenti, i cili u prit shumë mirë nga publiku shqipëtar.