Arkitektura e Keralas

Hyrja e Tempullit Poornathrayisa në Tripunithura. Struktura e tempullit u ridizenjua në vitin 1921 nga arkitekti i madh Late Sri Eachara Warrier

Arkitektura e Keralas është një lloj stili arkitekturor që gjendet kryesisht në shtetin indian të Keralas dhe të gjitha mrekullitë arkitekturore të Keralas janë dëshmi të lashta të vishwakarma sthapathive të Keralës. Stili arkitekturor i Keralës është i pashembullt në Indi, në dallimin e tij befasues me Arkitekturën Dravidiane që normalisht praktikohet në pjesët e tjera të Indisë Jugore. Arkitektura e Keralës ka qenë ndikuar nga shekenca arkitekturore Dravidiane dhe Indiano-Vedike (Vastu shastra) përgjatë dy mijëvjeçarëve. Tantrasamuchaya, Thachu-Shastra, Manushyalaya-Chandrika dhe Silparatna janë manuale të rëndësishëm arkitekturorë, që kanë një ndikim të fortë në stilin arkitekturore të Keralës. Manushyalaya-Chandrika, një vepër kushtuar arkitekturës shtëpiake është një nga manualet e tilla që i ka rrënjët e tij në Kerala. Stili arkitekturor ka evoluar nga klima e veçantë e Keralës dhe historia e gjatë e ndikimeve të partnerëve të saj kryesorë të tregëtisë detare si kinezët, arabët dhe evropianët.


From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Nelliwinne