Arkivat janë institucione të cilat evidencojnë, pranojnë, ruajnë, konservojnë rregullojnë, përpunojnë dhe mund të publikojnë lëndën arkivore dhe mundësojnë shfrytëzimin e saj për hulumtime shkencore dhe punë profesionale si dhe për nevoja të tjera të cilat janë në interes për organet, organizatat, institucionet, personat civil-juridik dhe qytetarët [1].
Përpos arkiva publike që janë pesona juridik ka edhe arkiva të llojeve tjera të cilat po ashtu hynë në në një rrjetë të përbashkët brenda një shteti. Arkivi shtetërorë ushtron veprimtarin e vet publike në pajtim me ligjin i cili zakonisht është i standardizuara në nivel ndërkombëtar.
Lëndë arkivore është i tërë materiali burimor dhe i reprodukuar (i shkruar, i vizatuar, i shtypur, i fotografuar, i filmuar, i fonografuar, i mekanografuar, mikroforma, shënimet e lexuara me makinë, shënimet digjitale, datoteka, duke përfshirë edhe programet dhe mjetet për shfrytëzimin e tyre, si dhe të gjitha dokumentet e tjera të krijuara në ndonjë formë tjetër) nga organet publike dhe jopublike, personat juridikë ose fizikë gjatë veprimtarisë së tyre, me vlerë të përhershme për shkencën, kulturën dhe për nevojat e përgjithshme publike.
Pasi që lënda arkivore ka rëndësi historike, kulturore, shkencore dhe ka cilësinë e monumentit të kulturës, ruhet në mënyrë të përhershme [1].
Është për t´u thënë se nëse poseduesi apo mirëmbajtësi i një arkivi të regjistruar nuk është në gjendje të mirëmbajë lëndën arkivore ndërmirren masa ligjore. Po ashtu nëse një film, qoftë dokumentar ose i luajtur, që ka rëndësi historike, kulturore ose shkencore, drejtori i Arkivit shtetrorë apo instiucione tjera ndërmarrin hapa që një kopje nga skenari, dialoglista, posterët, fotografitë të blehet dhe të ruhet në Arkivin e shtetit.