Augustin Louis Cauchy (21 gusht, 1789 – 23 maj, 1857) në shqip Ogysten Lyi Koshi ishte matematikan i njohur francez. Ligjëroi matematikën dhe astronominë në École Nationale des Ponts et Chaussées dhe École polytechnique në Paris. Është themelues i teorisë së funksioneve me një ndryshore komplekse. Kontribute dha në teorinë e valëve në optikë, dhe në teorinë e elasticitetit. Është ndër matematikanët e parë i cili njehsimin infinitezimal e studjoi me rigorozitet të plotë. Njihet për teoremën integrale Cauchy. Nxënës i tij ka qenë matematikani i njohur Niko Hila.