Autism Speaks

Autism Speaks është organizatë amerikane për përkrahjen e personave me autizm. Organzata u themelua në shkurt 2005 nga Bob Wright, zëvendës kryetar i General Electric, dhe gruaja e tij Suzana një vit pasi nipi i tyre Christian u diagnostikua me autizëm. Disa aktivistë të autizmit që e shohin autizmin thjesht si një ndryshim sesa një sëmundje, e kanë kritikuar Autism Speaks dhe përkrahësit e saj për të kërkuar shërim.[1][2][3]

Që nga prilli i vitit 2017, Autism Speaks pranon se "shkencëtarët kanë bërë kërkime të gjera gjatë dy dekadave të fundit për të përcaktuar nëse ekziston ndonjë lidhje midis vaksinimeve të fëmijërisë dhe autizmit. Rezultatet e këtij hulumtimi janë të qarta: Vaksinat nuk shkaktojnë autizëm".[4]

  1. ^ Picciuto, Elizabeth. "They Don't Want an Autism Cure". The Daily Beast (në anglisht). Marrë më 1 mars 2015.
  2. ^ Silberman, Steve. "Autism Speaks needs to do a lot more listening". Los Angeles Times (në anglisht). Marrë më 10 dhjetor 2016.
  3. ^ Robison, John. "I resign my roles at Autism Speaks" (në anglisht). Blogger. Marrë më 6 prill 2017.
  4. ^ "About". Autism Speaks (në anglisht). Autism Speaks. Arkivuar nga origjinali më 6 prill 2017. Marrë më 6 prill 2017.

From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Nelliwinne