Autobusi

Autobusët në Tiranë
Autobusi në Prishtinë

Autobusi është një automjet rrugor i projektuar për transportin publik të shumë udhëtarëve ose pasagjerëve. Autobusët zakonisht kanë një kapacitet prej 50 - 70 udhëtarësh ose pasagjerësh ndërsa ata më të mëdhenj mund të kenë një kapacitet deri në 300 pasagjerë (udhëtarë). [1] Lloji më i zakonshëm i autobusëve zakonisht është me nje kuvertë por që ka edhe lloje të autobusit me ngarkesa më të mëdha p.sh. autobus dykatësh si dhe për ngarkesa më të vogla të njohur si minibusë dhe kombibus. Lloje të tjera të autobusëve janë edhe autobusët shkollorë (shkollës fillore ose të mesme) si dhe autobusët e punëtorëve ose të ndërmarrjeve të ndryshme punuese. Në shumë juridiksione, drejtuesit e autobusëve duhet të kenë edhe një licencë të veçantë përtej licencës zakonshme të shoferit .

Autobusët mund të përdoren për transportin e planifikuar puklik urban dhe ndërurban të autobusëve, marrjen me qira private ose turizëm; autobusë promovues që mund të përdoren edhe për fushata politike si dhe për një gamë të gjerë qëllimesh të tjera që mund të operohen privatisht, duke përfshirë këtu edhe organizimet turistike dhe ekskursionet e ndryshme.

  1. ^ "China's longest bus unveiled in Shanghai" (në anglisht). Jongo.com. 15 mars 2007. Arkivuar nga origjinali më 30 shtator 2011. Marrë më 13 prill 2020.

From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Nelliwinne