Babilonia ishte një shtet që shtrihej në Mesopotaminë e jugut, pranë brigjeve të lumenjve Eufrat dhe Tigër qe sot quhet Irak. Babilonia emrin e mori nga kryeqyteti i saj Babiloni,i cili ishte edhe kryeqendra kulturore e saj. Babiloni gjatë historisë së tij u pushtua dhe me pas u udhehoq nga fise popujsh të ndryshëm. Përshkrimet më të hershme të Babilonisë gjenden në një pllakë guri qe i përket periudhës se mbretërimit te mbretit Sargon te Arkadise,dhe daton në njeqindvjeçarin e 23 p.e.r.
Babilonia ka pasur një rëndësi të madhe në historinë e njerëzimit, pasi ishte vendi i parë ku njerëzit jetonin së bashku në një qytetërim.
Babilonasit kishin gjuhën e tyre te shkruar, me anë të së cilës ata mësonin dhe studionin botën dhe dukuritë që i rrethonin.