Bakteri

Bakteri
Vargu kohor:
Baktere të fotografuara nga një mikroskop (2000x)
Klasifikimi shkencor
Mbretëria:
Bacteria
Woese, Kandler &
Wheelis, 1990
Filumi

Acidobacteria
Actinobacteria
Aquificae
Armatimonadetes
Bacteroidetes
Caldiserica
Chlamydiae
Chlorobi
Chloroflexi
Chrysiogenetes
Cyanobacteria
Deferribacteres
Deinococcus-Thermus
Dictyoglomi
Elusimicrobia
Fibrobacteres
Firmicutes
Fusobacteria
Gemmatimonadetes
Lentisphaerae
Nitrospirae
Planctomycetes
Proteobacteria
Spirochaetes
Synergistetes
Tenericutes
Thermodesulfobacteria
Thermotogae
Verrucomicrobia

Sinonimet

Eubacteria Woese & Fox, 1977

Bakteret (në latinisht Bacteria) janë mikroorganizma njëqelizorë zakonisht një mikrometër të gjatë, dhe kanë një gamë të gjerë të formave: koke, cilindrike, spiralet. Një qelizë bakteriale kryen të gjitha funksionet që e karakterizojnë jetën.

Bakteret jetojnë kudo në tokë, në ujë, në ajër, në organizmin e shtazëve dhe bimëve. Pra bakteret janë përcjellëse të litosferës, hidrosferës dhe atmosferës dhe numërohen përbërës thelbësor të biosferës.

  • Forma klecke
  • Ndër bakteret janë të njohura këto forma themelore : bacile
  • 1. Sferike (topthore)-koke spirale
  • 2. Shkopthore ose cilindrike,
  • 3. Spirale (e lakuar),
  • 4. Penjzore.

Format koke në hapësire mund të jenë të organizuara individualisht (mikrokoke), dy nga dy (diplokoke), në vargje të gjata ose të shkurtra (streptokoke), në formë tetradash (tetrakoke), si grumbuj në formë të kalaveshit të rrushit (stafilokoke).

Format e cilindrike. Në të vërtetë, janë forma shkopthore që lakohen (përdridhen) rreth boshtit të paramenduar. Format vibrio kanë një gjysmë të përdredhur, ato spirale –shumë të përdredhura të shtrira-të tërhequra dhe format spiroketa kanë shumë spirolizime të ngjeshura. Format shkopthore janë cilindra që në mikroskop i shohim të vequara-monobacile të grupuara nga dy –diplobacile dhe në vargje –streptobacile.

Kështu duhet theksuar se format shkopthore nëse nuk kanë aftësi të krijimit të sporeve quhen asporagjene (forma shkopthore te tipit bacterium) dhe sporogjene që kanë aftësi të krijojnë spore (forma shkopthore të tipit bacillus).

Jetojne ne trajta te ndryshme jetesore:parazit dhe saprofit.Parazit jane kur bujtin ne trupin e gjallesave dhe shkaktojne semundje,ndersa saprofit eshte roli i dekompozimit te mbetjeve te gjallesave.


From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Nelliwinne