Beteja e Dyrrahut (1018)

Beteja e Dyrrahut ndodhi në shkurt 1018.Ajo ishte një pjesë e Luftërave Bizantine-Bullgare .Kjo betejë ndodhi ndërsa cari bullgar Ivan Vladislav u përpoq të vendosë fuqinë e tij në bregdetin juglindor të Detit Adriatik . Ai udhëhoqi një ushtri kundër Dyrrahut (sot njihet si Durrës, në Shqipëri ) dhe e rrethoi qytetin, por u vra gjatë një kundërsulmi nga mbrojtësit të qytetit.

Kjo ishte beteja e fundit e luftës shekullore midis Perandorisë së Parë Bullgare dhe Bizantit . Brenda disa muajsh pas vdekjes së Vladisllavit, shumica e mbretërisë së tij u nënshtrua nga perandori Bizantin Basil II .


From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Nelliwinne