Bilbil Klosi | |
---|---|
Ministër i Drejtësisë | |
Në detyrë 6 shtator, 1951 – 13 shtator, 1966 | |
Paraprirë nga | Manush Myftiu |
Pasuar nga | U hoq ministria e Drejtësia |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 25 janar, 1915 Klos, Principata e Shqipërisë |
Vdiq më | 22 nëntor, 1978 Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Partia politike | party Komuniste, më pas Partia e Punës |
Arsimimi | Universiteti i Grenoble |
Punësimi | gjyqtar, prokuror, nëpunës |
Bilbil Klosi (Klos, 25 janar 1915 - Tiranë, 22 nëntor 1978) ka qenë ndihmësgjyqtar në Gjyqin Special, gjyqtar, politikan shqiptar, Ministër i Drejtësisë i Shqipërisë. Klosi përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.[1]