Biseksualiteti është një tërheqje emocionale, tërheqje seksuale, ose sjellje seksuale kundrejt të dyja sekseve: meshkujve dhe femrave ose tërheqja romantike dhe seksuale ndaj personave me çfarëdolloj seksi ose identiteti gjinor; ky aspekt i dytë cilësohet me termin alternativ panseksualiteti [1][2][3].
Termi biseksual përdoret përgjithësisht në konteksin e tërheqjes njerëzore për të dëftuar ndjenja romatike dhe seksuale karshi të dyve: burrave dhe grave, koncepti është një prej tre klasifikimeve kryesore për orientimin seksual së bashku me termin heteroseksualitet dhe homoseksualitet. Të qenurit biseksual nuk do të thotë domosdoshmërisht të pasurit tërheqje seksuale ndaj të dyja sekseve; më së shumti persona që kanë një preferencë seksuale jo ekskluzivisht për njërin seks, mund të identifikohen po ashtu si biseksual [4]. Biseksualiteti është vërejtur në shumë shoqëri njerëzore si edhe në botën e kafshëve përgjatë historisë. Termi biseksualitet sikurse hetero dhe homoseksualitet është krijuar në shekullin e 19.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)