13°N 2°W / 13°N 2°W Stampa:KUTIABurkina Faso Burkina Faso , gjithashtu njihet si Burkina, është një vend kontinental në Afrikënn perëndimore. Kufizohet me gjashtë shtete : Malin në veri , Nigerin në lindje, Beninin në jug-lindje, Togon dhe Ganën në jug dhe Bregun e Fildishtë në jup-perëndim. Kryeqyteti i Burkina Fasos është Ouagadougou.
Dikur e quajtur Republika e Voltës së Sipërme, vendi u quajt "Burkina Faso" më 4 gusht 1984 nga presidenti i atëhershëm Thomas Sankara, duke përdorur një fjalë nga secila prej dy gjuhëve më të mëdha të vendit, Moore dhe Dioula. Figurativisht, Burkina, në gjuhën Moore, mund të përkthehet si "njerëzit me integritet", ndërsa Faso do të thotë "Atdhe" në gjuhën Dioula. "Burkina Faso" kuptohet si "Atdheu i njerëzve me integritet". Banorët e Burkina Fasos quhen burkinabè (shqip: burkinas). Gjuha zyrtare e qeverisë dhe biznesit është frëngjishtja.
Vendbanimet ferma u shfaqën midis 3600 dhe 2600 para Krishtit. Zona e tanishme qendrore e Burkina Fasos përbëhej kryesisht prej mbretërive Mossi. Në 1896 Franca vendosi një protektorat mbi mbretëritë në këtë territor.
Pas fitimit të pavarësisë nga Franca në vitin 1960, vendi pësuoi shumë ndryshime qeveritare. Sot Burkina Faso është një republikë gjysmë- presidenciale. President është Blaise Compaore. Burkina Faso është anëtare e Unionit Afrikan, Bashkësisë së Shteteve Sahel-Sahariane, Frankofonisë, Organizatës së Bashkëpunimit Islamik dhe Bashkësisë Ekonomike të Shteteve Afrikano Perëndimore.