Burundi ndodhet në pjesën qendrore të Afrikës. Burundi në lindje kufizohet me Tanzaninë, në perëndim me liqenin Tanganika dhe Republikën Demokatike të Kongos dhe në veri me Ruandën. Sipërfaqja e Burundit është 27 834 km², ndërsa popullsia e tij është mbi 10 milion banorë. Kryeqytet i Burundit është Bujumbura. Burundi është një nga 10 vendet më të varfra të botës.