Butrinti ishte një qytet dhe peshkopatë e lashtë ilire dhe më vonë arbërore. Gjasa janë të ketë qenë i banuar që nga kohërat parahistorike. Butrinti popullohej nga kaonët, më vonë një koloni romake dhe një peshkopatë. Butrinti hyri në rënie në Antikitetin e Vonë, para se të braktisej gjatë Mesjetës, pasi një tërmet i madh përmbyti pjesën më të madhe të qytetit. Në kohët moderne është një vend arkeologjik në qarkun e Vlorës, rreth 14 kilometra në jug të Sarandës dhe afër kufirit grek. Ndodhet në një kodër me pamje nga kanali i Vivarit dhe është pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit. Sot, "Bouthrotum" është një titull katolik latin dhe gjithashtu përmban kalanë e Ali Pashës.[[Butrinti|Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarësh dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit. Ai është ngritur në këndin juglindor të gadishullit të Ksamilit. Eshte nje vend arkeologjik në qarkun e Vlorës, rreth 14 kilometra në jug të Sarandës dhe afër kufirit grek. Ndodhet në një kodër me pamje nga kanali i Vivarit dhe është pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit. Drurët që arrijnë lartësi deri 12 metra, kanë një diametër 60-80 cetrimetra dhe arrijnë moshë maksimale 200-vjeçare. Shpella e Butrintit ndodhet pranë rrugës automobilistike Sarandë-Butrint, rreth 3 kilometra larg nga qyteza e Ksamilit. Shpella vlerësohet e veçantë për nga natyra dhe për pozicionin e saj, është e përmasave të mëdha. Ka një sipërfaqe 110 metra katrorë, ka hapësirë të gjerë me zgjerime nga hyrja e saj dhe është e ruajtur mirë, në gjendje natyrale. Sipas arkeologëve, shpella e Butrintit ka vlera të shumta shkencore.Gjej informacion të mëtejshëm.
Historia