Celuloza

Struktura 3D se celulozës,me katër molekula të glukozës

Celuloza është një karbohidrat kompleks, përbërësi kryesor i mureve të qelisë së bimëve dhe rrjedhimisht përbërësi kryesor i shumë fabrikuesve të produkteve të fijeve, si letra, dërrasa, pambuku dhe pëlhura. Bimët tradicionale perëndimore për prodhimin e celulozës ishin pambuku dhe lini. Druri ka qenë burim kryesor i bërjes së fijeve të letrës që nga viti 1850.

Celuloza është polisakaridi më i përhapur në botë bimore. Është i ndërtuar prej një numri të madh mbetjesh të glukozës, që hidrolizon me vështirësi dhe nuk mund të përdoret si ushqim për njerëzit. Masa molekulare relative e celulozës është e lartë, prej 1 milion deri në dy 2 milionë, që do të thotë se një molekulë celulozë përmban 6 mijë deri 12 njësi (C6H10O5). Celuloza nuk shërben si lëndë ushqyese, sepse nuk shpërbëhet në organizmin e njeriut dhe të disa kafshëve, me perjashtim të disa kafshëve ripërtypëse. Celuloza është përbërëse e të gjitha indeve (lat.: celula- qeliza). Celuloza është ndërtuese e skeletit të bimëve, p.sh drurit.


From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Nelliwinne