|
Dagestani (Rusisht: Дагеста́н), zyrtarisht Republika e Dagestanit (Rusisht : Респу́блика Дагеста́н), është republikë anëtare e Federatës Ruse, e ndodhur në Detin Kaspik në Kaukazin Verior në Evropën Lindore. Kufizohet me Kalmikinë në veri, Stravopol Krai në veriperëndim, Çeçeninë në perëndim, si dhe Azerbajxhanin në jug dhe Gjeorgjinë në jugperëndim. Dagestani është vendbanim i një përzierje grupesh etnike, kryesisht kaukaziane, turkike dhe iraniane, të cilët arrijnë shifrën prej 2.576.531 banorësh dhe i përkasin kryesisht fesë islame. Grupet më të mëdha janë avarët, darginët, kumikët dhe lezginët, ndërsa rusët përbëjnë më pak se 5 %.[1] Dallimet gjuhësore janë gjithashtu të mëdha ; ka 14 gjuhë zyrtare në nivel republike.
Dagestani ka 50.300 km², ndërsa kryeqytet është Mahaçkala. Dagestani është i njohur për burimet e naftës së cilësisë së lartë dhe kapacitetet për prodhimin të energjisë, mirëpo mugesa e infrastrukturës, keqmenaxhimi dhe korrupsioni e kanë lënë republikën në pozitë të palakmueshme financiare dhe e ka bërë të varur nga qeveria qendrore e Rusisë.[2][3]