E ardhmja

E ardhmja është pjesa e vijës së drejtë kohore që nuk ka ardhur ose ndodhur ende në përmasën hapësirë-kohën. Ana e kundërt e së ardhmes është e kaluara apo e shkuara (pjesa e kohës, çastet dhe ngjarjet, që tashmë kanë ndodhur) dhe e tashmja (pjesa e ngjarjeve që po ndodhin pikërisht tani).

filozofinë e kohës, tashmëria (prezentizmi) është besimi se vetëm e tashmja ekziston dhe se e ardhmja dhe e kaluara janë joreale, jo të vërteta.

Kur trajtohen tema të tilla si karma, jeta e përtejme, dhe eskatologjia fetë e konsiderojnë të ardhmen si çështje se cili do të jetë fundi i kohërave dhe i botës. Disa figura fetare kanë pandehur të kenë parë të ardhmen, si p.sh. profetët dhe njerëzit e shenjtë apo hyjnorë.

Përpjekjet e organizuara për të parathënë apo parashikuar të ardhmen mund të rrjedhin nga vëzhgimet e njerëzimit të lashtë të trupave qiellorë, të cilët ndryshonin vendndodhjen e tyre në modele të parathënshme. Ushtrimi i astrologjisë, sot konsiderohet shkencë e rreme, zhvilluar nga dëshira e njeriut për të parashikuar të ardhmen. Shumë nga shkencat natyrore mund të shihen si një përpjekje për të bërë parathënie e parashikime sasiore dhe të drejta për ngjarjet e së ardhmes.

Parashikimi i së ardhmes është një proces i vlerësimit të gjendjeve (situatave) të panjohura. Për shkak të elementëve të panjohur, në qendër të parathënshmërisë dhe parashikimit janë gjithmonë rreziku dhe pasiguria. Parashikimi statistikor është procesi i vlerësimit të situatave të panjohura. Mund të lidhet me vlerësimin të dhënave të kohë vijimsisë, kohëthurjes ose kohëgjatësisë.

Studimet rreth së ardhmes apo futurologjia është shkenca, mënyra dhe ushtrimet për të hamendësuar të ardhmen e mundëshme. Ushtruesit e saj modernë theksojnë rëndësinë e të ardhmeve të ndryshme dhe të shumëllojshme, sesa një të ardhme të qëndrueshme, dhe kufizimet e parashikimeve dhe mundshmërive, kundër krijimit të të ardhmeve të mundshme të parapëlqyera.


From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Nelliwinne