Në elektromagnetizmin klasik, ekuacionet e Maksuellit janë një bashkësi prej katër ekuacionesh diferenciale pjesore që përshkruajnë vetitë e fushave elektrike dhe magnetike si dhe tregojnë lidhjen midis burimeve të tyre, densitetit të ngarkesës dhe densitetit të korrentit. Këto ekuacione mund të kombinohen për të treguar se drita është një valë elektromagnetike. Individualisht, ekuacionet janë të njohura si,ligji i Gausit, ligji i Gausit për magnetizmin, ligji i induksionit i Faradeit, dhe ligji i korrektuar i Amperit. Bashkësia e ekuacioneve është emëruar sipas Maksuellit i cili i solli këto ligje në një formë konsistente dhe i përdori ekuacionet për të treguar se ato përshkruajnë natyrën e dritës ose të valëve elektromagnetike.
Këto katër ekuacione, së bashku me ligjin e forcës së Lorencit formojnë ligjet e elektromagnetizmit klasik. Ligji i forcës së Lorencit vetë ishte në të vërtetë një derivim i bërë nga Maksuelli nën tezën Ekuacioni për forcën elektromotore dhe ishte një nga tetë ligjet nën formulimin e parë të teorisë.