Elektrolize quhet procesi i zhvillimit të reaksioneve redoks nen veprimin e rrymes elektrike, i cili perfundon ne veçimin e substancave të thjeshta.[1]
Aparati ku zhvillohet elektroliza quhet elektrolizer. Ne elektrolizer dallojme qarkun e jashtem dhe qarkun e brendshem. Ne qarkun e jashtem bejne pjese elektrodat, burimi i rrymes, percjellesi. Qarku i brendshem perbehet nga elektroliti.
Brenda ne enen e elektrolizerit vendosen dy shufra prej karboni, te cilat jane elektrodat. Keto dy elektroda lidhen me nje burim rryme elektrike, pra me nje bateri. Elektroda qe lidhet me polin pozitiv te baterise quhet anode dhe vete shufra e anodes eshte e ngarkuar pozitivisht. Elektroda qe lidhet me polin negativ te baterise quhet katode dhe vete katoda eshte e ngarkuar negativisht.
Qe te zhvillohet procesi i elektrolizes, duhet qe vaska te mbushet me elektrolite, qe mund te jete nje kripe ne gjendje te shkrire ose tretesira ujore e nje kripe. Eshte shume e rendesishme qe elememtet perberes te kripes dhe te tretesires ujore te shperbashkohen ne jone pozitive dhe jone negative. Ne kete menyre, ata do te behen percjelles te ngarkesave elektrike.
Katoda qe eshte e ngarkuar negativisht, do te terheqe jonet pozitive, te cilat quhen katione. Anoda qe eshte e ngarkuar pozitivisht terheq jonet negative, qe quhen anione.
{{cite book}}
: |pages=
ka tekst shtesë (Ndihmë!); Mungon vija ndarëse te: |pages=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)