Disa elemente tregojnë tendencë më të theksuar që të lirojnë elektronet e tyre.Në këto raste formohen jonet pozitive.Elementet e tilla janë elektropozitive.Ndërsa, në të kundërtën , elementet që gjatë reaksioneve kimike tregojnë tendencë të theksuar që të formojnë jone negative , i quajmë elemente Elektronegative. Elektronegativiteti nuk ka njësi , por ka shkallë të Paulingut , kjo aftësi është relative. Me rritjen e numrit atomik në kuadër të grupit të njejtë ,elektronegativiteti i elementeve zvogëlohet. Kurse me rritjen e numrit atomik në kuadër të periodës së njejtë , elektronegativiteti rritet. Do të thotë që elementet që kanë elektronegativitet më të theksuar janë jometalet që gjenden në anën e djathtë të Sistemit periodik . Ndërsa ato që kanë elektronegativitet më të ultë janë metalet. Elektronegativitetin më të lartë e ka Fluori me shkallë 4.0 . Ndërsa më të ulëtin e ka Ceziumi me 0.7. Shembull Floruri i Ceziumit CsF , 4.0- 0.7 = 3.3 , kjo është lidhje tipike Jonike , shkaku që lidhjet jonike <1,8 deri në 3.5.[1]
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)