Eqrem bej Vlora | |
---|---|
![]() | |
Ministër sekretar shteti i Tokave të Lirueme | |
Në detyrë 7 maj 1942 – janar 1943 | |
Paraprirë nga | Mustafa Kruja |
Pasuar nga | Ismet bej Kryeziu |
Ministër i Punëve të Jashtme | |
Në detyrë 17 korrik 1944 – 28 gusht 1944 | |
Paraprirë nga | Bahri Omari |
Pasuar nga | Ibrahim bej Biçakçiu |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 21 shkurt 1885 Vlorë, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 25 maj 1964 Vjenë, Austria |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Punësimi | politikan, diplomat, historian |
Eqrem bej Vlora (Vlorë, 1 dhjetor 1885 - Vjenë, 25 maj 1964) që hera-herës emri i figuron edhe në trajtën Ekrem ishte nëpunës i Perandorisë Osmane, veprimtar i çështjes shqiptare, diplomat, politikan, shkrimtar dhe historian shqiptar. I emëruar Beu i fundit, diplomati Pietro Kuaroni e përshkruan se "ka qenë, pa dyshim, personaliteti më inteligjent... që kam takuar në Shqipëri. Një mendje e kthjellët, e ndritur dhe e prerë, zhveshur nga retorika dhe nga iluzionet e kota."[1]