Era është lëvizja natyrore e ajrit apo gazrave të ndryshme si pasojë e trysnive të ndryshme në sipërfaqen e një planeti. Era, pra mund të jetë, përbërësisht e parë një rrymë ajri, që duke u nisur nga zona të trysnisë së lartë, mundohet të rimbushë zbrazëtirat e lëna nga çtrysnia. Kjo rrymë nuk rrjedh në mënyrë të drejtë nga njëra pikë në tjetrën, por pëson një shmangie të shkaktuar nga Fuqia e Koriolit, që mundohet të rrotullohet kah e djathta e gjysem hemisferës verior tokësor dhe kah e djathta në gjysmëlëmshin jugor tokësor, dhe në lartësinë (më pak se 600m) nga veprimi fërkues me sipërfaqen e tokës.
Era është një përzierje e një rryme ajri të ngrohtë dhe një rrymë ajri të ftohtë. Ka edhe erëra të vazhdueshme si Aliseo, të rregullta e të ndryshueshme që lidhen në veçanti me kushtet rrethanore të vendit.
Era ka dy tipare: drejtimi dhe shpejtësia. Drejtimin e erës e përcaktojmë me anë të anëve të horizontit, ndërsa shpejtësinë e erës e masim me metër për sekondë (m/s).