Eurolinguistika është një term i ri (neologjizëm) i krijuar për përcatimin e fushës akademike e cila merret me studimin e gjuhëve evropiane. Termi Eurolinguistikë u përdor për herë të parë nga Norbert Reiter në vitin 1991. Përveç një serie veprash që kanë të bëjnë vetëm me një pjesë të gjuhëve evropiane, edhe veprat e Harald Haarmann ndjekin një "perspektivë panevropiane (transevropiane)". Një kontribut të konsiderueshëm në konstituimin e eurolinguistikës si disiplinë relativisht e pavarur shkencore ka dhënë edhe Mario Wandruszka.