Fan Stilian Noli | |
---|---|
![]() | |
Kryeminstër i Shqipërise | |
Në detyrë 16 qershor, 1924 – 23 dhjetor, 1924 | |
Paraprirë nga | Iljaz bej Vrioni |
Pasuar nga | Ahmet Zogu |
Ministër i Punëve të Jashtme | |
Në detyrë 24 dhjetor, 1921 – 11 shtator, 1922 | |
Paraprirë nga | Xhaferr bej Vila |
Pasuar nga | Pandeli Evangjeli |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 6 janar, 1882 Ibriktepe, Perandoria Osmane, sot Turqia |
Vdiq më | 13 mars, 1965 Florida, SHBA |
Nënshtetësia | Shqiptare |
Arsimimi | Harvard, Universiteti Boston |
Punësimi | Prift, politikan, diplomat, përkthyes |
Theofan Stilian Noli (İbriktepe, Vilajeti i Edrenesë, 6 janar 1882 - 13 mars 1965, ShBA), i njohur si Fan Noli, ka qenë dramaturg, klerik ortodhoks, politikan, diplomat,[1] njeri i letrave dhe muzikant.
Si njeri i letrave, Noli ka shkruar dhe ka përkthyer tekste të shumëllojshme nga zhanre të ndryshme, si dhe ka kontribuar në publicistikën e kohës si drejtues, redaktor dhe shkrues nëpër disa të përkohshmeve. Nisi duke përkthyer dramaturgji, më pas përktheu Samiun, tekste fetare ortodokse dhe vepra madhore të letërsisë botërore nga Shekspiri, Khajami dhe Cervantesi.