Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Neutraliteti i këtij artikulli ose seksioni është i dyshimtë. Jeni të lutur të shikoni faqen e diskutimit si dhe të ndihmoni këtë artikull duke korrigjuar informacionet. |
Filmi është një term që përmban tërë fotografitë në lëvizje si projekte në veçanti apo si fushë në përgjithësi. Origjina e fjalës vjen nga materiali që përdoret për të regjistruar dhe treguar ato, i cili quhet film fotografik.
Sipas institutit QKK të Republikës së Shqipërisë, përkufizimi për filmi është bërë me ligj i cili thotë se "Film quhet prodhimi audiovizual që përmban një sasi planesh filmik të ndërlidhura, të shoqëruara me zë apo jo, të cilat krijojnë efektin e lëvizjes, duke pasur një harmoni unikale ndërmjet formës dhe përmbajtjes"[1].
Filmat prodhohen duke regjistruar ose filmuar objekte dhe persona të vërteta ose duke përdorur vizatime dhe efekte speciale. Filmat përbëhen nga një seri fotografish të treguara me shpejtësi njëra pas tjetrës të cilat japin iluzionin e një lëvizjeje të pandërprerë tek syri i njeriut.