Fuxhi

Mali Fuxhi
Mali Fuxhi, siç shihet nga Oshino Hakkai
Pika më e lartë
Ngritja3,776.25 to 3,778.23 m (12,389.3 to 12,395.8 ft) Edit this on Wikidata
Prominenca3,776 m (12,388 ft)[1]
Vendi i 35-të
Gjeografia
Fuxhi is located in Earth
Fuxhi
Fuxhi (Earth)
VendodhjaParku Kombëtar Fuxhi-Hakone-Izu
ShtetiJaponia Japoni
PrefekturëShizuoka dhe Yamanashi
ShikuchōsonFuji, Fujinomiya, Fujiyoshida, Gotemba, Narusawa dhe Oyama
Harta topografikeAutoriteti i Informacionit Gjeohapësinor
25000:1 富士山[2]
50000:1 富士山
Gjeologjia
Mosha shkëmbore100,000 vite
Lloji i malitStratovullkan
Shpërthimi i fundit1707–08
Ngjitja
Ngjitja e parë663 nga En no Gyōja (役行者)

Mali Fuxhi (Japonisht: 富士山, Fujisan), është mali më i lartë në Japoni me 3776 metra lartësi e që gjendet në pjesën qendrore të ujdhesës Honshū të Japonisë. Fuxhi është edhe vullkan aktiv i cili për herë të fundit ka shpërthyer nga viti 1707 deri më 1708.[4][5]

Fuxhi gjendet në prefekturën Shizouka, disa qindra kilometra në perendim të Tokios. Koni jashtëzakonisht simetrik i malit Fuxhi, i cili është i mbuluar me dëborë për rreth 5 muaj të vitit, zakonisht përdoret si një ikonë kulturore e Japonisë dhe shpesh përshkruhet në shumë arte dhe fotografi, si dhe vizitohet nga shikuesit dhe alpinistët.

Mali Fuxhi është një nga "Tre Male të Shenjta" të Japonisë (三 霊 山, Sanreizan) së bashku me Malin Tate dhe Haku. Ajo u shtua në listën e trashëgimisë botërore si një vend kulturor më 22 qershor 2013.[6] Sipas [[UNESCO], mali Fuji ka "frymëzuar artistë dhe poetë dhe ka qenë objekt i pelegrinazhit me shekuj".

  1. ^ "富士山情報コ–ナ–" (në japonisht). Sabo Works at Mt.Fuji. Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2019. Marrë më 12 gusht 2020.
  2. ^ "Map inspection service" (në japonisht). Geospatial Information Authority of Japan, (甲府–富士山–富士山). Arkivuar nga origjinali më 27 maj 2011. Marrë më 8 shkurt 2011.
  3. ^ Triangulation station is 3775.63m. "Information inspection service of the Triangulation station" (në japonisht). Autoriteti i Informacionit Gjeohapësinor i Japonisë, (甲府–富士山–富士山). Marrë më 8 shkurt 2011.
  4. ^ "Active Volcanoes of Japan". AIST (në anglisht). Geological Survey of Japan. Marrë më 7 mars 2016.
  5. ^ "Mount Fuji" (në anglisht). Britannica Online. Marrë më 17 tetor 2009.
  6. ^ Japan's Mt Fuji granted World Heritage status

From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Nelliwinne