Gadishulli Arabik (Arabisht: شبه الجزيرة العربية shibhu l-jazīrati l-ʿarabiyyah ose جزيرة العرب jazīratu l-ʿarab), është një gadishull ne Azinë Jugperëndimore, ndodhet në verilindje të Afrikës në Pllaken Arabike.Gadishulli, plus Bahreini, arkipelagu Socotra dhe ishujt e tjerë afër formojnë një rajon gjeopolitik të quajtur Arabia, i cili është rajoni më i madh në botë pa ndonjë lumë. Gadishulli Arabik është gadishull i madh në botë, me 3,237,500 km2. Arabia përbëhet nga shtatë vende: Kuvajti, Bahreini, Omani, Katari, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jemeni.[1] Gadishulli i formuar si rezultat i çarjes së Detit të Kuq midis 56 dhe 23 milion vjet më parë, dhe kufizohet nga Deti i Kuq në perëndim dhe jugperëndim, Gjirin Persik në verilindje, Levantin në veri dhe Oqeanin Indian në juglindje. Gadishulli luan rol të rëndësishëm gjeopolitik në botën arabe për shkak të rezervave të naftës dhe gazit natyror.