George Stigler

George Stigler

George J. Stigler (1911-1991) ishte një ekonomist në Universitetin e Chicago-s i cili fitoi Çmimin Nobel në vitin 1982 mbi “kërkim mbi proceset e tregut dhe shkaqet dhe pasojat e rregullimit publik”.[1] Ishte gjithashtu një anëtar themelues i Mont Pelerin Society - një organizatë ekonomike libertariane - dhe president i saj nga 1976 në 1978. Stinger-i, së bashku me mikun e tij të ngushtë Milton Friedman, ishte një figurëë kyçe e Shkollës Ekonomike të Chicago-s (Chicago School of Economics).

  1. ^ Nobel Prize, Economics 1982, Çmimi Nobel për Ekonominë 1982

From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Nelliwinne