Gjenocidi ose popullvrasja është vrasja e qëllimshme e njerëzve në baza etnike, nacionale, racore, religjioze apo (nganjëherë) politike, si dhe veprime tjera të qëllimshme që shpijnë në eliminimin fizik të ndonjë kategorie të mësipërme. Nuk ka ujdi nëse termi gjenocid duhet të përdorët për vrasjet masive të motivuara politikisht në përgjithësi, por në përditshmëri ky term përdoret thjeshtë si vrasja masive e qëllimshme e civilëve. Viktimat e gjenocidit në shekullin e kaluar llogariten të kenë qenë 40 milion njerëz.
Termi gjenocid është krijuar nga Rafael Lemkin (1900-1959), një shkollar juridik hebre, më 1943, nga rrënjët “genos” (greqisht për familje, fis, ose racë) dhe “–cid” (latinisht - occidere, me vra). Kjo u arrit më 1948, me Konventën për Ndalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit.
Pas nënshkrimit të minimumit prej 20 vendeve, Konventa u bë ligj ndërkombëtar më 12 janar, 1951. Në atë kohë, vetëm dy nga pesë anëtarët permanent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ishin nënshkrues, Franca dhe Tajvani. Eventualisht, Bashkimi Sovjetik e ratifikoj atë m 1954, Mbretëria e Bashkuar më 1970, Republika Popullore e Kinës më 1983, dhe Shtetet e Bashkuara më 1988. Kjo vonesë në përkrahjen e Konventës nga kombet më të fuqishme të botës shkaktoj lëngim të saj për katër dekada. Vetëm më 1990-at filloj zbatimi i ligjit ndërkombëtar mbi krimin e gjenocidit.