Ilirishtja | |
---|---|
Shpërndarja gjeografike | Rajoni i Ilirisë, Evropa Juglindore (Sot Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) |
Klasifikimi gjuhësor | Indo-Evropiane
|
Nënndarjet |
|
ISO 639-3 | xil |
Glottolog | illy1234 (Illyrian) |
![]() Fiset Ilire në lashtësi |
Gjuha ilire ose ilirishtja i përket familjes së gjuhëve indo-evropiane dhe ka qenë e folur në pjesën perëndimore të Ballkanit[1] Në kohën e lashtë quheshin si fise. Por sipas disa studimeve thuhet se gjuha e ilirëve është shumë e ngjashme me shqipen e sotme. Ardianët, Dalmatët, Panonët, Autariatët, Taulantët (shih fiset ilire), ilirët flisnin një gjuhë që dallonte nga popujt e tjerë që jetonin në gadishullin e Ballkanit. Mendohet se ilirët nuk e kanë lënë të shkruar gjuhën e tyre. Deri më sot nuk është gjetur asnjë dokument i shkruar në gjuhën ilire. Nga gjuha ilire janë trashëguar sot rreth 1000 emra njerëzish, perëndish, fisesh, vendesh, lumenjsh e malesh. Këto fjalë janë gjetur në mbishkrime të ndryshme, në shkrimet e autorëve të lashtë (grek e latinë), si dhe në monedhat e gjetura në teritoret ilire. Nga studimi i tyre është aritur në përfundimin se gjuha ilire bën pjesë në grupin e gjuhëve indo-evropiane. Me anë të gjuhës shqipe, studiuesit sot kanë mundur të shpjegojnë kuptimin e shumë fjalëve ilire si: bilë (bijë), sika (thika), aran (arë), baro (bari), etj.. Emra ilirë si: Bardhyl, Agron, Teuta, Genti, Pirro etj. janë emra të cilët përdoren edhe sot në trevat shqiptare.