Gjuha japoneze | |
---|---|
![]() | |
Shqiptimi | /nihoNɡo/: [ɲihoŋɡo] |
Folës amtare | 125 milion (2020_ |
Familje gjuhësore | Japoneze
|
Statusi zyrtar | |
Gjuhë zyrtare në | ![]() ![]() |
Kodet gjuhësore | |
ISO 639-1 | ja |
ISO 639-2 | jpn |
ISO 639-3 | jpn |
Gjuha japoneze (日本語 Nihongo) është gjuhë e folur nga më shumë se 125 000 000 persona që jetojnë në ishullin e Japonisë duke përfshirë edhe Ryukyus (Rjukjus). Gjuha tjetër që përdoret në Japoni është Ainu, që tashmë flitet vetëm nga një pjesë e vogël personash në Hokaido, por megjithatë ajo është prapë shumë e njohur. Japonishtja nuk është e lidhur ngushtë me ndonjë gjuhë tjetër edhe pse mendimi që ajo ka një farë lidhje të largët me gjuhën koreane (sipas disa shkollarëve) dhe akoma më të largët me gjuhët altaike, nuk përjashtohet si ide. Gjuha japoneze e pastër ka dalë në shekullin e VIII (era jonë). Gjuha japoneze përmban shumë huazime dhe barbarizma (të cilat me kalimin e kohës mund të kenë humbur kuptimin e vërtetë të tyre ose mund të jenë shëndrruar) të rrjedhura nga gjuha kineze, që i janë përshtatur fonetikës së banorëve vendas. Pavarësisht se japonezët e ruajnë me fanatizëm gjuhën e tyre, në televizione dhe në gazeta spikasin shumë fjalë të huaja (sidomos nga anglishtja).
Sistemi shkrimit të japonishtes është një sistem i përshtatur dhe modifikuar nga ana e banorëve të Japonisë për të shkruar gjuhën japoneze. E bazuar në shkrimin kinez, japonishtja zhvilloi dhe një sistem pjesërisht hieroglifik ku bashkëtingëlloret kanë një rol të rëndësishëm. Në shekullin e 9 dhe të 10-të pati një zhvillim të një mënyre të shkruari me emrin Hiragana, që është një thjeshtëzim (përshtatje gjatë vizatimit të germave duke lehtësuar lakimin e ideografive) i mënyrës së të shkruarit të karaktereve (hieroglifëve) kineze. Ndërsa Katakana, e lindur në të njëjtën kohë me Hiraganën bazohet në elementet e karaktereve (hieroglifëve) kineze. Japonishtja moderne përfshin përdorimin e gjerë të Hiraganës si edhe të Katakanës.