Rusisht | |
---|---|
Rajoni | Rusia |
Folës amtare | Gjuhë amëtare: 150 milionë, Gjuhë dytësore: 260 milionë |
Familje gjuhësore | Gjuhët indo-evropiane
|
Statusi zyrtar | |
Gjuhë zyrtare në | Bjellorusisë, Estonisë, Gjeorgjisë, Kazakistanit, Kirgizstanit, Moldavisë, OKB -së,Rusi-së, Ukrainës |
Rregulluar nga | Instituti Rus i Gjuhës në Akademinë Ruse të Shkencave |
Kodet gjuhësore | |
ISO 639-2 | rus |
ISO 639-3 | – |
Gjuha ruse ose rusishtja, (русский язык, shqiptimi: ruskij jazëk) është gjuha më e përhapur gjeografikisht e Evroazisë, dhe më e folura nga gjuhët sllave.
Është gjuhë zyrtare në Rusi, Bjellorusi, Kazakistan dhe Kirgistan. Flitet gjithashtu edhe në Ukrainë, Letoni, Estoni dhe në një pjesë të madhe të republikave ish-sovjetike.
Rusishtja bën pjesë në familjen e gjuhëve indo-evropiane, dhe është një nga tre gjuhët sllavo lindore, sëbashku me bjellorusishten dhe gjuhën ukraine.
Dëshmitë e shkrimit të gjuhës ruse datojnë që nga shekulli i 10-të. Sot rusishtja përdoret gjerësisht edhe jashtë Rusisë. Mbi një e katërta e literaturës shkencore botërore botohet në rusisht.