Page Stampa:Infobox/styles-images.css has no content.
Gjuha serbe ose serbishtja (serbisht: српски/srpski) është njëra nga versionet e gjuhës së sllavëve të jugut, grupit qendror, që përfshin edhe kroatishten, boshnjakishten dhe malazishten. Flitet nga serbët në Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi, Kosovë e vende të tjera. Është gjuhë zyrtare e të gjitha shteteve të lartpërmendura.
Serbishtja standarde mbështetet mbi dialektin më të përhapur të Serbo-Kroatishtes, Shtokavin ( më hollësisht dialektet e Shumadi-Vojvodinës dhe Hercegovinës Lindore), që është gjithashtu baza e kroatishtes, boshnjakishtes dhe malazishtes. Dialekti tjetër i folur nga serbët është ai Torlak në Serbinë Juglindore, i cili është ura lidhëse me maqedonishten dhe bullgarishten.
Serbishtja është gjuha e vetme në Evropë, folësit e së cilës përdorin dy alfabete (atë cirilik dhe atë latin). Alfabeti cirilik u qëmtua në vitin 1814 nga gjuhëtari Vuk Karaxhiq mbi baza fonetike. Alfabeti latin për serbishten u qëmtua në vitet 1830 nga gjuhëtari kroat Ljudevit Gaj bazuar mbi alfabetin çek. Të dy alfabetet kanë një korrespondencë një-me-një duke krijuar një sistem paralel.