Glauku apo i njohur edhe si Glaukia (vdekur rreth vitit 295 p.e.s.[1] ) ishte një mbret ilir nga fisi i taulantëve që rimëkëmbi shtetin ilir të themeluar prej Bardhylit dhe i cili kishte marre pjese në fushatat e Aleksandrit.[2] Sundoi mes viteve 325-302 p.e.s. Deri në vitin 325 ishte prijës i taulantëve. Në vitin 335 kishte ndihmuar Klitin për marrjen e Pelionit. Pas vdekjes së Aleksandrit të Maqedonisë çliroi krahinat në rajonin përreth Liqenit Lihnid, i bashkoi me zotërimet e veta dhe u bë mbret i ilirëve.
^Arrian, JR Hamilton, dhe Aubrey De Selincourt, 1976, faqe 49: "... dhe ishte bashkuar edhe Glaucias, princi i Taulantians, ose mbreti Aleksandri i Madh: Selections Nga Arrian, Diodorus, Plutarch, dhe Quintus Curtius nga Arrian, Diodorus Siculus, Plutarch, dhe Quintus Curtius Rufus, 2005, faqe 23: "... një mbret armik i lashtë i quajtur Bardylis, ndihmohej nga fisi fqinj Taulantian, Glaucias. Këtu, për herë të parë ..."i Taulanti, një prej fiseve Iliriane