Golden Globe

Golden Globe Awards janë shpërblime që shpërndahen për filma të kinemave dhe programeve televizive.

Manifestimi i shpërndarjes së çmimeve organizohet që nga viti 1944 nga agjencia e shtypit Hollywood Foreign Press Association. Vendimet për shpërndarjen e çmimeve merren nga një grup i përbërë nga më se 100 zhurnalistë internacionalë të cilët veprojnë në Hollywood. Në vitet fillestare të mbajtjes së manifestimit janë vlerësuar vetëm filmat e ekranit të madhë, mirëpo me rritjen e popullaritetit të televizionit ka shkaktuar që në vitin 1956 të vendoset për zgjerimin e ndarjes së shpërblimeve edhe për prodhimet televizive. Në këtë llojë manifestimesh, Golden Globe merret si çmimi më i lartë për artin e shtatë pas manifestimit Academy Awards (Shpërblim i Akademisë së Arteve të ShBA-së).

Ndarja e shpërblimeve bëhet në një darkë solemne në të cilën janë të ftuar personalitete të njohura të Hollywood-it. Përndryshe ky manifestim merret edhe si mundësi e paraqitjes së këtyre personaliteteve para manifestimit të Akademisë i cili zakonisht mbahet disa javë më vonë.


From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Nelliwinne