Helsinki
Helsinki – Helsingfors | |
---|---|
Helsingin kaupunki Helsingfors stad Qyteti i Helsinkit | |
![]() Kolazh me pamje nga Helsinki | |
Nofka(t): 'Stadi (për Helsinkianët), Hesa (për ata që nuk banojnë në qytet),[1] Vajza e Baltikut, Perla e Detit Baltik | |
![]() | |
Koordinatat: 60°10′15″N 24°56′15″E / 60.17083°N 24.93750°E | |
Shteti | ![]() |
Rajoni | ![]() |
Nën-rajoni | Helsinki i Madh |
Charter | 12 qershor 1550 |
Kryeqytet | 8 prill 1812 |
Qeveria | |
• Kryetari | Juhana Vartiainen (KOK) |
• Organi drejtues | Këshilli i Qytetit të Helsinkit |
Sipërfaqja | |
• Kryeqytet | 715,48 km2 (276,25 sq mi) |
• Sipërfaqe tokësore | 213,75 km2 (82,53 sq mi) |
• Sipërfaqe ujore | 501,74 km2 (193,72 sq mi) |
• Sipërfaqe urbane | 680,12 km2 (262,60 sq mi) |
• Metro | 3.697,52 km2 (1.427,62 sq mi) |
Popullsia (31 mars 2021) | |
• Kryeqytet | 656.250 |
• Dendësia | 3.070,18/km2 (7.951,7/sq mi) |
• Popullsia urbane | 1.268.296 |
• Dendësia urbane | 1.900/km2 (4.800/sq mi) |
• Metro | 1.526.694 |
• Dendësia metro | 412,9/km2 (1.069/sq mi) |
Emri i banorëve | helsinkiläinen (finlandisht) helsingforsare (suedisht) Helsinkasit (shqip) |
Zona kohore | UTC+02:00 (EET) |
• Verës (DST) | UTC+03:00 (EEST) |
Prefiksi | +358-9 |
Faqja zyrtare | www.hel.fi |
Helsinki (dëgjo (help·info),
dëgjo (help·info)) (suedisht: Helsingfors) është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Finlandës. Ai ndodhet në rajonin Uusimaa, në Finlandën jugore, në bregun e Gjirit të Finlandës, një krah i Detit Balltik. Helsinki ka një popullsi prej 650,222 banorë (2018). Helsinki ndodhet rreth 80km në veri të Talin, Estoni, 400km në verilindje të Stokholmit, Suedi, dhe 300km në perëndim të Shën Petersburgut, Rusi. Helsinki ka lidhje të ngushta historike me këto tre qytete.
Helsinki është kryeqyteti më verior i një shteti anëtar të BE-së. Pas Kopenhagës dhe Stokholmit, Helsinki është komuna e tretë më e madhe në vendet nordike. Finlandishtja dhe suedishtja janë të dyja gjuhë zyrtare.
Helsinki është qendër e madhe politike, arsimore, financiare, kulturore dhe kërkimore e Finlandës, si dhe një nga qytetet kryesore të Evropës veriore. Përafërsisht 70% e kompanive të huaja që operojnë në Finlandë ndodhen në zonën e Helsinkit. Bashkia pranë e Vantaa është vendi i Aeroportit të Helsinkit, me shërbime të shpeshta në destinacione të ndryshme në Evropë dhe Azi.