Historia e arteve pamore

Muzeu i Artit i Universitetit te Michigan-it
Sarkofagu i Muzave, me nente muzat. Mermer, shek. i II, Ostia antike

Për historinë e arteve në përgjithësi shiko:  Historia e arteve

Fusha e arteve pamore është shumë e gjerë. Në fakt përkufizohet kështu çdo formë artistike që ka si rezultat një objekt të dukshëm. Artet e tjera si Teatri, muzika apo opera, përbëjnë kategori të ndryshme nga ajo pamore, megjithëse me kufij jo gjithëmon te qartë; psh.: body art-i, arti interaktiv, apo kinemaja që mund të përfshijë forma të ndryshme artistike.

Disiplina akademike si dhe mjedisi institucional (muzetë, tregu i artit, departamentet e universiteteve dhe shtëpitë botuese) zakonisht në historinë e artit përmbledhin vetëm artet pamore ose plastike (në thelb piktura, skulptura dhe arkitektura) ndërsa artet e tjera studiohen në mënyrë më specifike nga disiplina të tjera, si historia e letërsisë apo historia e muzikës, duke qenë të gjitha objekt vëmendjeje i së ashtuquajturës historia e kulturës apo historia kulturore, së bashku me historitë sektoriale të fokusuara në manifestime të tjera të mendimit, si historia e shkencës, historia e filozofisë apo historia e religjioneve. Disa fusha të dijes të lidhura ngushtësisht me historinë e artit, janë estetika dhe teoria e artit.

Përgjatë kohës arti ka qenë klasifikuar në mënyra të ndryshme, që nga ai mesjetar ndërmjet arteve liberale dhe arteve mekanike, në klasifikimin ndërmjet arteve të bukura dhe arteve të aplikuara dhe deri te përcaktimet bashkëkohore. Një ndarje e shekullit të XX e arteve, megjithëse nuk i përfshin të gjitha, është ajo e “nëntë arteve”. Ajo u hartua fillimisht në vitin 1923 nga poeti Italian Ricciotto Canudo dhe u zgjerua me dy zërat e fundit nga kritiku francez Claude Beylie në 1964[1]. Në list u perfshinë kinemaja, radio-televizioni dhe tregimet figurative (comics). Tanimë, përveç formave të vjetra të shprehjes artistike po konsiderohen edhe mënyra të reja shprehjeje artistike si moda, gastronomia, compiuter art-i, artet grafike, performaca, reklama, animimi dhe videolojërat.

Historia e artit është një degë shumëfushëse e arteve dhe shkencave, që kërkon një ekzaminim objektiv të artit përmes kohës, duke klasifikuar kulturat, vendosur periodizimet dhe duke vëzhguar karakteristikat dalluese dhe ndikuese të artit[2]. Studimi i historisë së artit fillimisht u zhvillua gjatë Rilindjes, me qëllimin e saj të kufizuar në prodhimin artistik të qytetërimit perëndimor. Gjithësesi, me kalimin e kohës, ka vendosur një shikim më të gjerë të historisë së artit që kërkon një përmbledhje të përgjithëshme të gjithë qytetërimeve dhe analiza të prodhimit të tyre artistik sipas vetë vlerave të tyre (relativizmi kulturor) dhe jo vetëm sipas historisë së artit perëndimor.

Sot, arti gëzon një rrjet të gjerë studimi, përhapja dhe konservimi i gjithë trashëgimisë artistike të njeriut përgjatë historisë. Shekulli i XX ka parë përhapjen e institucioneve, fondacioneve, muzeumeve dhe galerive të artit, në sektorin publik dhe privat, dedikuar analizave dhe katalogimit të punëve artistike ashtu si dhe ekzibicione që synojnë një audiencë të zakonshme. Ngritja e mediave ka qenë themelore në përmirësimin e studimit dhe përhapjes së artit. Ngjarje ndërkombëtare dhe ekzibicione si Whitney Biennial dhe bienalet e Venecias dhe São Paulos ose the Documenta of Kassel kanë ndihmuar zhvillimin e stileve dhe trendeve të reja . Çmime si ai Turner i Tate Gallery-së, Wolf Prize in Arts, Pritzker Prize i arkitekturës, Pulitzer i fotografisë dhe ai Oscar në kinematografi promovojnë gjithashtu punët më të mira krijuese në një nivel ndërkombëtar. Institucione si UNESCO, me vendosjen e listave të World Heritage Site, ndihmon gjithashtu në konservimin e monumenteve kryesore në botë.[3]

Collage i stileve te ndryshme te artit pergjate historise, nga Michael Philip
  1. ^ Qual e la nona arte? Perche si chiama cosi?, Focus, nr. 206, dhjetor 2009, fq 133
  2. ^ Gardner, fq. xlvi
  3. ^ Onians (2008), fq. 316-317.

From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Nelliwinne