Hulumtim (përdoret edhe si kërkim apo gjurmim) është "puna kreative e ndërmarrë në mënyrë sistematike për të rritur njohuritë, duke përfshirë njohuritë mbi njerëzit, kulturën dhe shoqërinë, dhe përdorimi i kësaj njohurie për të hartuar aplikime të reja" [1]. Hulumtimi përdoret për të krijuar ose konfirmuar faktet, për të riafirmuar rezultatet e një pune të mëparshme, zgjidhjen e problemeve të reja apo ekzistuese, të mbështesë një teorema, apo të zhvillojë një teori të re. Një projekt hulumtues mund të jetë një zgjerim mbi punën e kaluar në atë fushë. Për të testuar vlefshmërinë e instrumenteve, procedurave, apo eksperimenteve, hulumtimi mund të përsërië elementet e projekteve të mëparshme, apo projektin në tërësi. Ka disa forma të hulumtimeve: shkencore, humaniste, artistike, ekonomike, shorërore, në biznes, në marketing, etj.