Iliria

Iliria dhe fiset ilire
Prefektura e Ilirikut në vitet 375–379 (me ngjyrë jeshile të çelët).
"Stema fiktive e Ilirisë" sipas Koleksionit të Fojnicës nga shekulli XVII.
Stema e Ilirisë së Madhe (Stema më e vjetër e Kroacisë)
Busti i Mbretëreshës TeutaMuzeun Kombëtar "Gjergj Kastrioti - Skënderbeu"Krujë

Iliria (anglisht: Illyria; latinisht: Illyria) [1] ishte një rajon në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik i banuar nga fise të shumta të njohura kolektivisht si Ilirët. Përveç tyre, në këtë rajon u vendosën, në kohë të ndryshme, edhe fise të keltëve, gotëve dhe thrakasve. Ilirët flisnin gjuhën ilire, një grup gjuhësh indoevropiane, të cilat që në lashtësi mbase kishin folës edhe në disa pjesë të Italisë Jugore.[2] Termi gjeografik Illyris me një kuptim të dallueshëm nga Iliria u përdor për të përcaktuar përafërsisht hapësirën e Shqipërisë veriore dhe qendrore, bashkë me Kosovën dhe Malin e Zi, ndërsa në jug deri në luginën e lumit Vjosa, duke përfshirë pjesën më të madhe të zonës përkatëse.[3] [4]

  1. ^ Lewis, Charlton T.; Short, Charles. "Illyria". A Latin Dictionary (në anglisht).
  2. ^ If the Messapian language was close enough to the Illyrian languages to be considered an Illyrian language, then Illyrian would also have been spoken in southern Italy.
  3. ^ Boardman 1982.
  4. ^ Hammond 1982.

From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Nelliwinne